Meta takon Qiriaqin: Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka ngritur flamurin shqiptar në të gjithë botën. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan për të, se kur ulet një kampion, të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë.  Meta, shkruan se veprimtaria e Sotir Qiriaqit ka patur motive humane, me mesazh të vetëm paqen dhe dashurinë.

“Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!
Në respekt të ambasadorit të vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka realizuar 157 të tilla në të gjithë botën dhe ngriti flamurin shqiptar🇦🇱 në Göteborg të Suedisë. Veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e karakterizur nga motivi sportiv dhe human, duke patur si qëlim mesazhin për paqen dhe dashurinë.
Një model frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë për një jetë aktive, sportive e të shëndetshme. Respekt dhe përulje”-shkruan Meta.

 

Zjarr Tv Ad