Meta takon Shehun: KLSH të funksionojë në mënyrë të pavaruar dhe të pa ndikuar politikisht

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot (14 korrik) në një takim Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin Arben Shehu me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij. Presidenti Meta, duke i uruar suksese në detyrën e tij, i kërkoi zotit Shehu, që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, u shpreh Kreu i Shtetit.Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, e garantoi Presidentin e Republikës për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

Zjarr Tv Ad