Meta takon Zaev: Është me rëndësi Marrëveshja e Prespës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë ka zhilluar një vizitë zyrtare në Shkup ku është takuar me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Është me rëndësi përfundimi me sukses i Marrëveshjes së Prespës. Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësimin zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian, duke shënuar sukses për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit tonë,” -u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti theksoi se Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase. Ai gjithashtu shtoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërsa Zaev vuri në dukje se Maqedonia  ka si objektiv krijimin e një shoqërie shumetnike  me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj.

 

“Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimit me sukses të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, kryerjes së reformës në drejtësi, në administratën publike, etj, Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian,” –tha kryeministri maqedonas.

 

Zjarr Tv Ad