META: TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me nje artikull të publikuar nga gazeta “Monitor” e cila flet për fermerët të cilët po lënë investimet në Shqipëri dhe po ikin në emigracion.Gazeta ne artikullin e saj rendit arsyet pse po largohen fermerët.

Çfarë po ndodh me serrat e ngritura vite më parë nga të ardhurat e punës në emigracion? Pse fermerët e Lushnjës dhe Beratit po lënë investimet e tyre për të punuar sërish në emigracion? Bujqit tregojnë shqetësimet, që nga mospërballimi i rritjes 25% të kostos së prodhimit, që nisi me ndryshimet e skemës së TVSH në 2019, dhe shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore e deri te mosgjetja e tregut të shitjes që solli falimentimin e serave dhe rikthimin e tyre në emigracion.

Reagimi i Presidentit Meta:

TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

Zjarr Tv Ad