Meta: Të identifikohen dhe riatdhesohen gratë dhe fëmijët e mbetur në Siri

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për shqiptarët e mbetur në zonat e luftës.

Duke folur në konferencën “Feja si instrument për paqen”, Meta theksoi domosdoshmërinë e kthimit dhe integrimit të personave që ndodhen në kampet e luftës në Siri.

Ilir Meta: Të gjitha shtetet në rajonin tonë i janë bashkuar koalicionit global kundër terrorizmit. Por ne duhet të sigurojmë një stabilitet politik në gjithë vendet tona. Sot rajoni ynë përballet me shumë sfida të përbashkëta në lidhje me kampet në Siri në cilat gjenden dhjetëra gra dhe fëmijë nga disa prej vendeve tona. I gjithë opinioni u trondit nga rasti i Alvin Berishës, vogëlushi shqiptar që mbeti i mbyllur në hampin Al-Hol të Sirisë. Ka edhe kampe të tjera në të cilat ndodhen dhjetëra gra dhe fëmijë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të rajonit tonë. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit për tu kujdesur dhe siguruar që persona të tillë të riintegrohen në shoqëri dhe të rebalitohen  nga traumat e përjetuara. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen, duhet të mbrohen, përkrahen dhe ndihmohen  në mënyrë që të bëhen pjesë e jetës normale pranë famniljes së tyre dhe të riintegrimit në shoqëri.

 

 

Zjarr Tv Ad