Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se indeksimi i pagës, çështje për të cilën deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj, ndihmon qytetarët të përballojnë situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën i ka vendosur rritja e çmimeve.
Këtë deklaratë ish-presidenti e ka bërë gjatë takimit me strukturat në Kombinat. Në fjalën e tij Meta u shpreh se si pasojë e indeksimit përfiton jo vetëm qytetari, por edhe skema e sigurimeve shoqërore.
“Përmes këtij projekt ligji mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Vendi ka pasur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur dhe nuk ka në përfituar të gjithë, madje as nuk janë indeksuar me nivelin e inflacionit. Kjo ka krijuar një situatë të rëndë sociale e ekonomike. Paga minimale është e nevojshme të përfshihet në indeksim.
Rritja e indeksimi, bën përfitues punonjësit të rritjes s ekonomisë dhe rrit mirëqenien e tyre. Rritja nxit rritjen e konsumit dhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit dhe rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Kuvendi të shqyrtojë e votojë menjëherë një projektligj i cili mbron qytetarët”, u shpreh Meta.