Meta: Të nisin sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

President i vendit, Ilir Meta, ka folur për luftën Ukrainë-Rusi në Konferencën në Forumin Ekonomik të Maltepes, Stamboll duke e cilësuar si agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar.

Përmes një postimi në Facebook, Meta deklaron se është e rëndësishme që integrimi i Ballkanit në BE të mos shndërrohet në një rast të dështuar, por duhet të nisin sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.

Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi. Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian. Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Zjarr Tv Ad