Meta telendis Ramën: Nipi i Spiro Kolekës nuk më bën dot antiamerikan!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka folur pa doreza gjatë konferencës së sotme për mediat.

I pyetur nga gazetari i TCH, Muhamet Veliu, se pse nuk takoi të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, ditën që nxori dekretin e 13 tetorit, Presidenti Meta ka folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

“O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, antiamerikan.

Pastaj më thua se po fus përplasje Shqipërinë me SHBA?

Pse kam bërë unë ndonjë anulim zgjedhjesh në SHBA, kam bërë ndonjë pastrim parash në Amerikë, kam bërë ndonjë shkelje, ndonjë foto si burri i Monikës apo gruaja e Bilalit?

Nëse vjen dita që të më heqë mua vizën amerikane, unë nuk ia heq interesave të Shqipërisë.

Po lodhesh kot o Meti, se ti nisesh nga ata që nisin sms-të që të më nxjerrësh mua antiamerikan’, tha Meta.

Zjarr Tv Ad