Meta thirrje qytetarëve: Ka ardhur koha të largojmë bandën e “Rilindjes”, ka në thelb pabesinë dhe ka prodhuar vetëm…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ka ardhur koha që t’i jepet fund regjimit të Edi Ramës, i cili sipas tij në thelb ka mashtrimin e qytetarëve dhe pabesinë ndaj interest kombëtar dhe demokracisë.

Komentet Meta i bëri përmes një postimi të shpërndarë në Facebook, ku shton se është koha që shqiptarët të ngrihen për të larguar njëherë e mirë bandën e “Rilindjes”, që sipas tij ka kapur shtetin dhe prodhon vetëm varfëri dhe mungesë shprese.

“Është koha që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur vendin e tyre, familjen dhe të ardhmen e tyre, për të larguar njëherë e mirë Bandën e “Rilindjes” së shtetkapjes, që prodhoi vetëm korrupsion, varfëri, mjerim dhe mungesë shprese”, shkruan Meta krahas videos.

“Është koha t’i japim fund këtij regjimi, i cili në themel të tij ka gënjeshtrën, mashtrimin, pabesinë ndaj qytetarit ndaj interesit publik, ndaj interesit kombëtar dhe ndaj demokracisë”, thotë Meta në video.

Zjarr Tv Ad