Meta u premton të rinjve: 50% kandidatëve tanë në këshillat vendore do jenë..

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PL, Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me anëtarët e rinj të partisë.

Meta shkruan se përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt, teksa shkruan se pak muaj na ndajën nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë e vendit.

Meta ndër të tjera u ka premtuar të rinjve mbi 50 për qind e kandidatëve të PL në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.

“Kënaqësi të dëgjoja sot disa nga anëtarët më të rinj të Partisë së Lirisë.

Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.

I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.

Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.

Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana. 🇦🇱” shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad