As në ditët e fundit të detyrës së tij si President i Republikës, Ilir Meta nuk e ka përmbajtur vetën ndaj qeverisë së Edi Ramës. Kreu i Shtetit nuk e fsheh vështirësinë me të cilën është përballur në këto 5 vite me partinë në pushtet, që nga aleatë politikë u kthyen në kundërshtarë institucionalë.
“Kështjella e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi, të një qeverie gangstere. Prandaj jemi këtu që listohen gjithë këto probleme,” tha presidenti.
Në vitin e 5 të mandatit në Krye të Shtetit, Ilir Meta u zhgënjye edhe nga Partia Demokratike, që sipas tij bënë gabime që me djegien e mandateve dhe duke e mbyllur me negociatat për Presidentin e ri.
“Opozita ka bërë gabime fatale sic ishte djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe bojkoti i reformës në drejtësi. Këto janë jo gabime, unë do ti quaja krime, të cilat nuk bëhen një herë në katër vjet,” tha ai.
Meta nuk duket i shqetësuar se kush do ta zëvendësojë në Presidencë, pasi energjitë e tij janë fokusuar tek përfshirja në politikën aktive pas 24 korrikut.
“Një ushtar i paparë i paparë i mbrojtjes së vlerave,” deklaroi Meta.
Presidenti Meta nuk ka asnjë kuriozitet për zgjedhjen e pasardhësit të tij
Sipas Presidentit rezoluta e Parlamentit Europian evidenton probleme serioze për Shqipërinë, çështje që sipas tij e kanë penguar vendin tonë të bëjë hapa para drejt familjes europiane.
“Të problemeve themelore të pluralizmit politik, të lirisë së medjas, të problemeve që kanë të bëjnë me korrupsionin e jashtëzakonshëm,” tha ai.
Për të më e rëndësishme është integrimi në Bashkimin Europian se çdo ide tjetër alternative, siç ishte ajo e anëtarit të asociuar që presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian e parashtroi edhe në Tiranë.
“Mbështes fuqimisht celjen e negociatave të vendit tonë, pavarësisht nga kjo prapambetje skandaloze në të gjitha drejtimet që ne kemi.”
Me 24 korrik Ilir Metës i përfundon mandati 5 vjeçar si president, ndërsa parlamenti ka nisur me procedurat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pavarësisht se marrëveshja politike nuk zgjati më shumë se 48 orë mes PS dhe PD së Enkelejd Alibeaj.