Kreu i Shtetit Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen në postin e presidentit.
Përmes një postimi në “Facebook” Meta shkruan se ky është një lajm i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të vendit tonë me Gjermaninë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Urime të përzemërta Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!
Një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!
Kohët sfiduese si këto që po kalojmë kanë nevojë për udhëheqës të urtë dhe me peshë si Presidenti Steinmeier, të cilit i jemi mirënjohës për mbështetjen sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin thelbësor të dhënë ndër vite për të hapur sa më parë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.