Meta: Vendi mos të shkojë në konfrontim për interesa okulte

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë bnjë thirrje të fortë mëngjesin e sotëm për zgjidhjen e krizës politike. Kreu i Shtetit theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim dhe për këtë palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoiste.

Meta tha se maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.

“Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë nga sistemet përjashtuese që në vitin ’90”, deklaroi Presidenti.

Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte që flisni ju?

Politikanët ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anulimin e rezervimeve.

Kryeministri thotë se ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike. Do të merrni një hap të tillë në vijim?

Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët. Aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.

 

Zjarr Tv Ad