“Meta veproi në mungesë të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet” Balla: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i pranishëm sot në mbledhjen që mbajti Komisioni i Venecias, ku edhe u bë publik raporti përfundimtar mbi hetimet e nisura nga Kuvendi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, thotë se,  “personalisht e mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila kuptohet nga era e rëndë e reagimit të tij, pas miratimit te Raportit Përfundimtar pak më parë.

Balla ka veçuar katër pika nga raporti, që sipas tij, mjaftojnë për të thënë se Komisioni i Venecias u shpreh qartë.

Sipas Ballës, Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:

“Presidenti në detyrë Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore, kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe në ligjin elektoral”.

“Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të caktuar të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”.

“Është kompetencë vetëm e Kuvendit dhe më tej vetëm e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra”

Zjarr Tv Ad