Meta vizitë në Bullgari, takon homologun e tij: Sofja është një vatër e rëndësishme e shumë patriotëve shqiptarë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me homologun e tij bullgar, Rumen Radev në Sofje.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa ka shkëputur një pjesë nga takimi, Meta falenderon Radevin për mikëpritjen, në këtë vatër të rëndësishme politike dhe kulturore të shumë patriotëve shqiptarë dhe rilindasve kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë.

Ndër të tjera Meta shkrua se mbështetur në trashigiminë e vyer, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen.

“Mirënjohje Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev për mikpritjen e ngrohtë në Sofje, në këtë vatër të rëndësishme politike dhe kulturore të shumë patriotëve shqiptarë dhe rilindasve kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë.

Mbështetur mbi këtë trashëgimi të vyer, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe tradicionale të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe dy popujve tanë miq kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad