Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Bullgari.
Meta ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shkruan se ka shkuar atje me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.
Ai thekson se është i lumtur të shkojë në Sofje, me të cilin thekson se na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit.
“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev”, shkruan presidenti Meta.
Gjatë qëndrimet në Bullgari, mësohet se Meta do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.