Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani: Burrështetas që punoi në shërbim të atdheut

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani.

Ish-presidenti Nishani u nda nga jeta në 28 Maj, pas një sëmundjeje të rëndë të shkaktuar nga komplikacionet pos-covid. Përcjellja në banesën e fundit do të kryhet ditën e nesërme, në 2 Qershor, datë që është shpallur edhe Ditë Zie me vendim të qeverisë.

Motivacioni i vlerësimit të ish-presidentit Nishani:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Zjarr Tv Ad