Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” talentin e muzikës, Gjovalin Lazri

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” talentin e muzikës, Gjovalin Lazri. Meta shkruan në ‘Facebook’ se muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë!

Mes të tjerash, Presidenti shpreh nderim dhe respekt “ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës”.

Mesazhi i Metës:

Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Profesor Gjovalin Lazri. Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme. Siç ja ka arritur me shumë sukses edhe Profesor Gjovalin Lazri, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë. Nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës.

Zjarr Tv Ad