Meta vlerëson pas vdekjes me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” gjuhëtarin Hamlet Bezhani

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pas vdekjes, përkthyesin dhe pedagogun e shquar, ish-zëvendësdekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Hamlet Bezhani.

Titulli në fjalë kishte motivacionin: “Në nderim të lartë për përkushtimin dhe kontributin e tij të vyer si profesor i gjuhës angleze dhe gjermane, që edukoi breza të tërë me kulturën dhe vlerat evropiane. Në vlerësim të punës si studiues, autor tekstesh dhe gjuhëtar i talentuar, si dhe për mjeshtërinë e veçantë në shqipërimin nga gjuha angleze dhe gjermane të literaturës dhe veprave të mirënjohura historike, shkencore dhe akademike”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rastin e 80-vjetorit të lindjes të Hamlet Bezhanit, Presidenti i Republikës duke iu drejtuar familjarëve, dekanit Artur Sula, pedagogëve, profesorëve dhe studentëve të pranishëm, u shpreh:

“Kam kënaqësinë e veçantë që, sot, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Hamlet Bezhanit të jem sot me ju, për të nderuar figurën e tij, pikërisht këtu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku ai kontribuoi si profesor për mbi 40 vjet. Ai lindi më 10 qershor 1940, në një datë të rëndësishme siç është përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, në një fshat shumë të rëndësishëm si Fterra e Vlorës, i njohur si burim patriotizmi dhe traditë arsimdashëse.

Familja Bezhani ishte një familje e shquar në breza për dashurinë ndaj dijes dhe arsimit. Ky ambient i dha Prof. Bezhanit dashurinë për librave dhe leximin që i mbeti një dashuri e përhershme. Prof. Bezhani i përket brezit të intelektualeve që hodhën themelet arsimin e lartë në Shqipëri veçanërisht në fushën e gjuhësisë, me përkushtimin e tyre për shkencën dhe studimet e shqipërimet e paharruara nga gjuha angleze dhe gjermane. Ai ishte ndër studentët e parë të ekselencës që u dërguan për të studiuar jashtë vendit dhe sollën vlerat e përvojën për të ndihmuar e zhvilluar arsimin, duke krijuar profile universitetesh dhe departamentesh që do të trajnonin brezat e ardhshëm të edukatorëve.”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad