Meta: Zgjedhjet jane te shqiptareve, kompromis para se te jete vone

0
514
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar në takim me banorët e njësisë administrative numër 7 në Tiranë. Në fjalën e tij Meta tha se LSI do të jetë gjithmonë një forcë politike e cila do të gjendet përkrahë qytetarëve.

‘Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale’, – deklaroi Meta.

Ndërkohë kryeparlamentari bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.

‘Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat’, – tha ndër të tjera Meta.

Zjarr Tv Ad