Meta: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin e vendit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti, Ilir Meta, vijon të ngrejë shqetësimin për shpopullimin e vendit. Në një postim në facebook, Meta thotë se zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Kreu i Shtetit nënvizon se të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

“Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt!Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret” përfundon Meta.

Shqetësimi i Presidentit mori shkas nga një artikull i Monitor ku thuhet se bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika.

Zjarr Tv Ad