Meta:”Promovoni figura të reja ,të pakonsumuara”

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike që të promovojnë figura të reja në zgjedhjet e ardhshme. Sipas kreut të shtetit, këta njerëz duhet që të japin shpresë dhe t’i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë këtu.

Meta u pyet nga gazetarët në Vlorë në lidhje me “rrjedhjet” e LSI-së, ku dy ish-deputetë kanë kaluar në radhët e Partisë Socialiste. Kreu i shtetit tha se “nuk është çështja e tij”, LSI-ja. Ai shtoi gjithashtu se kandidatët për zgjedhjet e ardhshme duhet të kenë integritet dhe të mos kenë probleme me dekriminalizimin.

“Më vjen shumë keq të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam sugjerim për të gjitha partitë që  të promovojnë figura të reja, të pakonsumuara, figura të cilat do u japin shpresë të rinjve në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë për të qëndruar këtu, për të jetuar këtu dhe për të jetuar si qytetarë Europianë. Të gjitha forcat politike të promovojnë figura të reja, figura me integritet që luftojnë për interesin publik dhe që luftojnë çdo ditë, që nuk i fshihen kamerave, që nuk i fshihen debateve dhe figura të pastra pa probleme me dekriminalizimin, se ka patur kjo forca politike që përmendni ju, LSI-ja, këtu në Vlorë një me dekriminalizimin apo jo? Dhe ka bërë shumë mirë që nuk e ka mbrojtur dhe shumë mirë që është pastruar”.

Meta shtoi se kishte shkuar në Vlorë për të qenë transparent në lidhje me projektin për të cilin akuzohet nga qeveria se e ka bllokuar. Të kundërtën mendon kreu i shtetit dhe thotë se zgjidhja do të vijë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Jam këtu për të qenë transparent para banorëve të Selenicës, para banorëve të Orikumit apo banorëve që kanë interes për këtë projekt pasi nuk janë projekte jo vetëm me impakt lokal. Jam i sigurt që  zgjidhja më e mirë për të gjithë çështjet do të jetë 25 Prilli”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad