Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka treguar marrëdhënien me Presidentin Ilir Meta. I ftuar në emisionin ‘Ora Sport’ ish-futbollisti Rudi Vata është shprehur se Metën e ka shok që në fëmijëri, ndërsa shton se kreu i shtetit e ka mbështetur kombëtaren e vendit tonë.
“Ilir Metën e kam shok fëmijërie. Dhe shokun e mbaj shok. Mua Ilir Meta më ka respektuar kur unë kam qenë kapiten i Kombëtares shqiptare. Ka respektuar ekipin kombëtar, e ka ndihmuar me bonuse me projekte.
Më ka dhënë shpërblim si asnjë kryeministër dhe president më parë. Ka dhënë sinjale që është një burrë që i pëlqen sporti, që ndihmon sportin. E mbaj mend si burrë të tillë, dhe që nga ajo kohë më ka ndjekur edhe në vazhdimësinë time si futbollist”, u shpreh Vata në emisionin “Ora Sport” te Ora News.