Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar pak më parë një video me një këngë të Flori Mumajesit, në të cilën shkruan se “mezi e gjeti”. Kjo vjen një ditë pasi këngëtari bëri veprimin e papritur, duke fshirë të gjitha këngët e tij nga Youtube.
Braçe thotë me tej se kantaurori është ai që jeton duke frymëzuar të tjerët, ndërsa shton se Flori ka lindur për të krijuar, për të shkruar e kënduar.
Postimi i plotë i Braçes:
MEZI E GJETA KETE KENGE!
Shikoni;
Ka njerez qe kane lindur te rrine kot, hic, kot,
per vete, por edhe per te tjeret, shoqerine!
Por ka te tjere qe kane lindur te jetojne, frymezojne;
Te jetojne vete, te frymezojne nje, dy, me shume,
ju ndryshon diten, dita ju ndryshon jeten, ndodh.
Te jetosh duke frymezuar eshte me e mira qe mund te ndodhe; FLORI MUMAJEZI KA LINDUR PER KETE;
Te ndjej, te krijoj, te shkruaj poezi e melodi, te recitoj e kendoj, me ze e me shpirt, TE GEZOJE E FRYMEZOJE,
ti shperndaj te dyja, ti dergoj tek cdokush!
Te jetosh eshte edhe te ndjesh,zhgenjim-gezim, trishtim-hare, dhimbje-zgjim, deshperim-ringritje;
Te qeshesh e qash, TE KRIJOSH, SHKRUASH, FLASESH, KENDOSH, PERSERI!
Jo si detyrim ndaj kujt, THJESHT TE JETOSH!
SI DALLGA, ENERGJIA E SAJ, ZERI I SAJ!
Flori dhe une kemi JETUAR ne KOMBINAT, JETUAR;
AJO LAGJE JETONTE!
Nese ka dicka qe na dallon, te gjitheve qe jetuam aty,
ajo ka te bej me nje fakt:
NUK DOREZOHEMI! JETOJME! EDHE PER TE TJERET!
Tani thjesht degjojeni dhe duartrokiteni!