Michelle Obama sulmon Trump

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Michelle Obama sulmon Donald Trump. Në librin e saj me kujtime të titulluar “Becoming”, që do të dalë në shitje të martën që vjen, por të të cilit Associated Press i posedon një kopje, ish Zonja e Parë kritikon presidentin amerikan për sjelljen e tij ndaj grave. Ajo e sulmon për audion e 2005-s, të publikuar nga mediat pak përpara zgjedhjeve të 2016-s, në të cilën Trump bën komente vulgare kundër grave. “Komentet që përmbante regjistrimi nënkuptojnë se ‘unë mund të të bëj keq dhe t’ia hedhë paq”, shkruan Michelle Obama.

Në kujtimet e saj, ajo rikujton edhe natën e zgjedhjes së Trump kur ka mësuar se miliarderi do të zërë vendin e bashkëshortit Barak në Zyrën Ovale: “Jam përpjekur që ta hiqja”, nënvizon Michell në librin e saj. Ish zonja e parë shtyn dhe më tej dhe akuzon Trumpin se ka përdorur gjuhën e trupit për të përndjekur Hillary Clinton gjatë një prej debateve presidenciale: “Trump e ka ndjekur në skenë dhe i është afruar shumë duke u përpjekur të minimizonte prezencën e saj”, vijon ndër të tjera libri, i cili është shkruar duke u bazuar në gjykimet dhe kujtimet e ish zonjës së parë amerikane me ngjyrë.

 

Zjarr Tv Ad