Michels trajneri më i mirë në histori

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Babai” i futbollit total dhe arkitekt në sukseset e para të Ajaksit të madh që dominoi Europën. Eshtë Rinus Michels trajneri më mirë në historinë e sportit të më të dashur në botë. Këtë e ka vendosur “France Football”, revista prestigjoze, e cila në numrin e saj të fundit ka publikuar klasifikimin me teknikët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në vendin e parë renditet Michels, i cili ka meritën e vendosjes së bazave të para të futbollit modern kur drejtonte Ajaksin e Amsterdamit në vitet 60’ dhe 70’. Me interpretues të magjishëm, mjafton të përmendësh Johan Cruyff, ai dominoi futbollin europian, duke fituar gjithçka të mundëshme. Po ashtu, nuk mund të harrohen sukeset që pasuan me Barcelonën si dhe me kombëtaren e Holandës, siç ishte triumfi në Kampionatin Europian të vitit 1988.

Në podin e më të mirëve në histori, Michels ndiqet nga Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United dhe Arrigo Sacchi, që sipas “France Football” ka meritën “për ndryshimin e mentalitetit” në futbollin italian, kur drejtonte Milanin.

Pesëshja e parë e klasifikimit të 50 trajnerëve më të mirë të historisë së futbollit plotësohet me Johan Cruyff dhe Pep Guardiola, me këtë të fundit që i faturohet shpikja e “tiki-taka”, modeli taktik i një loje spektakolare që i ka lejuar të fitojë gjithçka sidomos në kohën kur drejtonte Barcelonën.

Zjarr Tv Ad