MIELL i skaduar dhe GJIZË e papërshtatshme për konsum, AKU kontroll në një furrë në Korçë dhe Lushnje

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka evidentuar në Korçë 10 ton miell të skaduar, ndërsa në Fier 1000 kg gjizë të papërshtatshme për t’u konsumuar

Njoftohet se drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë ka kryer kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.

Ndaj subjektit u vendos masë administrative 500.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”.

Ndërsa drejtoria Rajonale e AKU Fier ka kryer kontroll në subjektin me iniciale “V.D.”, Lushnje, ku pasi janë vendosur masat administrative përkatëse, është marrë mostër për kryerjen e analizave laboratorike për produktin “Gjizë”, e cila u bllokua deri në daljen e rezultatit të analizave.

Pas njoftimit zyrtar të ardhur nga ISUV, të raport-provës për vlerë mbi normë me E. Coli të produktit “Gjizë”, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Fier kreu kontrollin zyrtar, ku për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative “Gjobë” si dhe është bllokuar sasia prej 1000 kg “Gjizë” e papërshtatshme për konsum me qëllim asgjësimin e saj.

Zjarr Tv Ad