Mijëra bileta dhe abone falso, arrestohen 4 pronarë të linjave të transportit publik në Tiranë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 biznesmenë të linjave të transportit publik në Tiranë, ndër ta Ferdinand Ibrahimin, 60 vjeç, pronarin e linjës së autobusave të Unazës dhe të birin e tij, Anastas Ibrahimin, 20 vjeç, që u kap duke tentuar të zhduke provat materiale.

Në total, është tetë numri i të arrestuarve. Në pranga ranë edhe Fatos Vrapi, 60 vjeç, administrator dhe ortak i një shoqërie transporti; Albana Vrapi, 51 vjeçe, administratore dhe ortake e një shoqërie transporti; Evisa Vora, 33 vjeçe, administratore e një shoqërie transporti; Lulzim Allaraj, 47 vjeç, dispeçer i një linje; Aldi Duka, 39 vjeç, dispeçer dhe Klodiana Qato, 42 vjeçe, ekonomiste.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë për operacioni policor “Bileta e falsifikuar”.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës,  pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;

E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;

L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;

A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;

K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intesitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Zjarr Tv Ad