Mijëra demonstrues protestojnë kundër Vuçiç në Beograd

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra demonstrues të mbështetur nga partitë opozitare marshuan të shtunën në mbrëmje në Beograd duke bërë thirrje kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.

Pavarësisht motit të keq, demonstruesit me pankarta në duar kërkuan dorëheqjen e kreut të shtetit duke e akuzuar atë se ka krijuar një pushtet autokrat dhe se po përdor mediet publike për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Thirrje u bënë edhe kundër politikave qeverisëse me qëllim përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në vend.

Një ditë më parë, disa parti opozitare nënshkruan një dokument për të kërkuar masa më efektive për parandalimin e abuzimit me fondet publike gjatë periudhës së fushatave elektorale, kontrollin e procesit zgjedhor, si në Serbi, edhe në Kosovë, dhe ndëshkimin sipas kodit penal të individëve që abuzojnë me fushatën.

Presidenti Vuçiç tha në reagimin e tij për protestuesit se ai nuk do të pajtohej me kërkesat e tyre, dhe se zgjidhja më e mundshme do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Protesta e së shtunës kundër qeverisë pason atë të datës 8 dhjetor, dhe ishte demonstrata më e madhe që opozita ka mbajtur prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra serbë të rinj protestuan me javë kundër zgjedhjes së presidentit Vuçiç si kryetar shteti.

Organizatorët kanë paralajmëruar të mbajnë protestën e ardhshme më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, vrasja e të cilit rriti tensionet mes dy vendeve.

Zjarr Tv Ad