Mijëra protestues në shesh kundër qeverisë/ Ja çfarë poston Rama në rrjetet sociale

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Por ky i fundit, i cili nuk ka qenë i pranishëm në Tiranë ka bërë postime të herëpashershme. Njëherë në Paris në orët e paradites, ndërsa pasdite, ka postuar disa foto nga tuneli i llogarasë, duke thënë se janë hapur 4.5 km rrugë nga 6 që ka projekti.

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, shkruan Rama.

Ndërkohë i vetmi që ka reaguar për protestën nga maazhoranca ka qenë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, duke thënë se aleanca e rublave është e zhytur ne thesin e parave ruse. Sipas tij, “porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë”.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrainë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”

Zjarr Tv Ad