Mijëra qytetarë, nisin marshimin nga rrethet drejt Tiranës!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burime brenda shtabit të protestës së sotme të organizuar nga opozita e bashkuar kanë thënë për Syri.net, se pjesëmarrja pasditen e sotme do të jetë madhështore. Nga të gjitha rrethet pritet një pjesëmarrje rekord, e cila tejkalon shumë edhe protestën e madhe të 16 Shkurtit. Mësohet se tashmë mijëra qytetarë nga gjitha Shqipëria, aktualisht janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar mijëra të tjerëve të kryeqytetit.

Mësohet se nisja e protestuesve është bërë në mënyrë të organizuar nga selitë e Partive Demokratike dhe të LSI në rrethe, ku edhe janë pozicionuar autobusët që po nisen drejt Tiranës.
Mbi 6 autobusë dhe 30 automjete të vogla janë nisur ndërkohë me protestues të Partisë Demokratike nga Berati, ndërkohë që 4 autobusë dhe automjete private janë nisur me protestues të LSI-së. Njëkohësisht shumë mjete të tjera janë në radhë për tu nisur. E njëjta situatë optimiste mësohet se rezulton edhe në Gjirokastër, Korçë, Fier, Shkodër etj.

 

Zjarr Tv Ad