“Mijëra vjet antikitet nisi t’i varrosë Gjushi e po i përmbyll Ed mashtruesi”, deputetja Açka për Portin e Durrësit: Rrethoni parlamentin derisa këta pushtetarë “pa fe”, të kuptojnë se kush është Zot

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Flutura Açka, ka reaguar ashpër për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Në një reagim në Facebook, Açka e ka konsideruar një turp këtë marrëveshje. Ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin e Edi Rama.

Reagimi:

Kur vjen Ai, nuk mungon asnji

Drejtpërdrejt nga “peizazhi fajtor” i quajtur Parlament

Shkon Porti i Durrësit sot, o shqiptarë!
Mos ikni, se duhet të përzëmë këta hajdutë me damkë!

Keni nevojë më për pallate ju?

Ciceroni, i cili humbi dikur rrugën nga argëtimi nëpër Durrësin antik, dhe ngaqë nuk kishte mē para, mbeti disa javë në port derisa e ëma i nisi para nga ana tjetër e Adriatikut, kushedi se si përpëlitet sot në varr.

Mijëra vjet antikitet nisi t’i varrosē Gjushi e po i përmbyll Ed mashtruesi.

A do ta bënte pa votat e të tijve?
A kanë më fytyrë para kombit të tijtë?

Ky është betimi që bënë para shqiptarëve?

Dhe për pallate te prishet një ndër portet më të rëndēsishëm të Adriatikut e të Mesdheut?

Turpi i mbuloftë!

Rrethoni Parlamentin derisa këta pushtetarë “pa fe”, “pa din e iman”, “pa atdhe”, “të shitur te krimi”, “koka dhe bishti i mallkimit të kësaj toke” të kuptojnë se kush është zot në këtë vend: Ju, jo ata!

Zjarr Tv Ad