Mikpritja kundër Anglisë, ja si i quan media gjermane kosovarët

0
232

Gazeta prestigjoze gjerman “Die Welt”, i ka quajtur kosovarët njerëz të ndershmërisë dhe respektit, pas mikpritjes mbresëlënëse që këta të fundit i ofruan Kombëtares së Anglisë në Prishtinë.

Në një shkrim të gjatë, gazeta tregon mënyrën shembullore se si Kosova e priti Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2020”, duke shkruar:

“Kur spikeri i stadiumit nisi të thotë emrat e lojtarëve ishullorë, tifozët e Kosovës e brohoriten emrin e secilit futbollist. Një privilegj që i bëhet vetëm ekipit vendas në futboll. Ishte koha për himnet kombëtare pas futjes së lojtarëve në fushë dhe kur u këndua “God Save The Queen”, të gjithë kosovarët mbajtën në duar flamuj anglezë”.

E përditshmja gjermane përfundoi: “Fotografitë nga Prishtina do të mbahen në mend si e kundërta e pamjeve të shëmtuara dhe thirrjeve raciste të cilat Anglia i përjetoi një muaj më parë në Bullgari.