Miku i çmuar i Edi Ramës/ Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, dënohet për financim të paligjshëm të fushatës Zgjedhore…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor nga Gjykata dhe është dënuar me 1 vit burg. Sarkozy u dënua për akuzat e korrupsionit dhe financim të paligjshëm, të fushatës së tij në Zgjedhet e vitit 2021 në Francë.

 Në fillim të këtij viti, ish-presidenti u dënua me tre vite burg, dy prej të cilëve u pezulluan, duke e bërë atë kreun e parë të shtetit francez që është dënuar me burg, që nga viti 1945. Megjithatë, gjykatësi tha se Sarkozy nuk kishte nevojë të vuante dënimin në burg. Ai mund ta vuajë dënimin duke mbajtur një byzylyk elektronik në shtëpi.

Ish-presidenti francez, është mik dhe me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në qershor të vitit 2019 kur e priti në zyrë, Rama e quante Nicolas Sarkozy si një “mik të çmuar”. Ndërkohë, 4 muaj më parë, Edi Rama ishte në shtëpinë e Sarkozy në Francë dhe në një foto me ish-presidentin shkruante:

“Me një mik të veçantë në shtëpinë e tij në Paris, Presidentin Nikolas Sarkozi, me të cilin kam privilegjin të konsultohem mbi sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social, dhe integrimit evropian”. News Bomb

Zjarr Tv Ad