Milaim Zeka: Gratë, kampione për të ndërprerë burrat në TV dhe në shtëpi

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Miliam Zeka thotë se niveli i moderatorëve në mediat në Shqipëri dhe Kosovë lë për të dëshiruar, teksa shumica sipas tij shkojnë në emision të papërgatitur.

Teksa komentoi programin e Inteligjencës Artificiale, sipas të cilit gratë kanë shumë më pak mundësi për të folur në televizion në krahasim me burrat, Zeka tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se gratë moderatore në Shqipëri janë të parat për të ndërprerë fjalën.

Ai u shpreh se është kundër idesë së kuotave gjinore në televizione, çka siç tha nuk lidhet me kurrfarë humanizmi.

“Sa i përket ndërprerjes jam i bindur që koleget gra janë kampione edhe në shtëpi edhe në studiot televizive. Nuk duhet të marrim kuotë të themi se për thënë se jemi humanitarë me koleget tona, duhet ët kemi më shumë gra në TV. Në Angli dhe Suedi gazetat më prestigjioze i bëjnë paçavure moderatoret ose moderatorët idiotë. Ata që janë moderatorë nuk preken, ata që nuk janë preken. Kur thotë Rama jemi bërë kazan unë nuk jam, por shumë prej tyre janë, se shumica e moderatorëve shkojnë pa u përgatitur në emision”, tha Zeka.

Zjarr Tv Ad