Milaim Zeka: Me Metën dhe Berishën nuk rrëzohet kurrë Erdogani i Shqipërisë, Rama

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për gazetarin Milaim Zeka, kryeministri Edi Rama është njësoj si Erdogani në Turqi. Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se me Metën dhe Berishën “Erdogani i Shqipërisë” nuk mund të rrëzohet.

“Me Ilir Metën dhe Sali Berishën kurrë nuk rrëzohet nga pushteti kryeministri aktual, Erdogani i Shqipërisë, Edi Rama,” – u shpreh gazetari.

Ndërkaq, sa i takon protestës së opozitës, Zeka e cilësoi një sondazh dhe asgjë më tepër.

Sipas tij, më 12 nëntor do të shihet mbështetja që ka opozita në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 12 nëntor, do të zhvillohet protesta e opozitës, çka do të shënojë sipas tij, fillimin e betejës kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin, po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale që gjendet Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes.

Zjarr Tv Ad