Milaim Zeka: Serbët kanë larguar familjet nga veriu i Kosovës, janë evakuar mbi 2 mijë persona

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Milaim Zeka ka folur në lidhje me situatën e tensionuar të ditëve të fundit në Veriun e Kosovës.

Sipas Zekës situata aty është e tensionuar, ndërsa shtoi se Vuçiç dhe Serbia po bëjnë disa lëvizje strategjike për të ndjellë frikë te qytetarët.

“Situata në veriun e Kosovës është e tensionuar. Serbët janë duke bërë disa lëvizje strategjike për të ndjellë një frikë te vetë qytetarët, duke zhvendosur pleq, gra e fëmijë nga banesat e tyre. Ky është një skenar i Vuçiç dhe forcave të errëta serbe që po mendojnë të rrisin ‘pazarin’ e dialogut.

Nuk ka ndonjë panik për luftë. Vuçiç e di shumë mirë që përsa kohë në Kosovë sikur të ketë vetëm një ushtar amerikan, ai nuk ka asnjë mundësi për të bërë diçka”, tha Zeka në Euronews Albania

Zjarr Tv Ad