Milan përgatitet për udhëtim në Madrid, mision i dyfishtë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësues nga stafi i Milanit kanë qendruar në Madrid gjatë javës së fundit. Kampi kuqezi kërkon të rindërtojë formacionin dhe sidomos sektorin e sulmit pas largimit të Patrick Cutrones.

Kjo javë do të jetë vendimtare për Milanin pasi ata duhet të mbyllin transferimin e objektivave të tyre. Ata janë nisur në një mision të dyfishtë duke kërkuar Mariano Diaz nga Reali i Madridit si dhe Angel Correan nga Atletico.

Los Blancos janë të gatshëm ta heqin nga skuadra Diaz në formën e një huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Nga ana tjetër edhe për Angel Correan duhet të rifillojnë bisedimet pasi ai është objektivi kryesorë i kuqezinjve për sulmin.

Bisedimet do të shërbejnë për të minimizuar hendekun mes ofertës së Los Colchoneros(55 milionë euro)  dhe Kuqezinjve(44 milionë euro).

Zjarr Tv Ad