Prej kohësh Milani interesohej për një sulmues që të luajë përkrahë Piontek, dhe mesa duket atë e ka gjetur në Spanjë.
Sipas asaj që shkruan “TyC Sports”, Milani ka rënë dakord me lojtarin e Atletiko Madridit, Angel Korrea. Drejtuesit kanë nisur kontaktet edhe me klubin e lojtarit të cilët kërkojnë 50 milionë euro, dhe duken afër një marrëveshje.
Kuqezinjtë akoma duhet të rrisin ofertën e tyre e cila nuk dihet ende, por mendohet se është afër asaj që kërkon Atletiko Madridi. 24-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e vendosura nga klubi italian, dhe tani pritet të zgjidhet edhe transferimi i tij në Milano.
Kujtojmë se lojtari u transferua në La Liga nga San Lorenzo, për 7.5 milionë euro në janar të 2015, ku ka arritur të shënojë 30 gola dhe 28 asistime për Atletikon në 188 ndeshje me “Los Kolçoneros”.