Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Siç pritej, Daniele Bonera zyrtarisht është kthyer në Milano për tu bërë pjesë e stafit të ri të trajnerit, Marco Giampaolo. Mbrojtësi që vari këpucët në gozhdë në fund të javës së shkuar me Villarreal kthehet kështu në Milanello.
Me kuqezinjtë, Bonera është aktivizuar për 9 vite, nga 2006 deri 2015, duke bërë 201 paraqitje konkurruese.
Ky është një rol i ri për 38-vjeçarin, i cili do të punojë si një nga ndihmësit e Giampaolo-s, duke u bashkuar kështu me Francesco Conti, Salvatore Foti dhe Fabio Micarelli. Stefano Rapetti është trajner i stërvitjes, Luigi Turci, trajner i portierit dhe Emiliano Betti, asistent i tij.