Milani kërkon Correa, Lazio u tregon çmimin

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milani është i interesuar të nënshkruajnë me lojtarin sulmues të Lazios, Joaquin.

‘Tuttsport’ raporton se Lazio i ka bërë të ditur çmimin ‘Kuq e zinjve’, duke vlerësuar lojtarin me 40 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë e papërballueshme për ta.

Sipas kësaj gazete, në Milan besojnë se Correa mund të rrisë forcat e skuadrës dhe të jetë ndihmë e madhe për Krzysztof Piatek.

Argjentinasi mbush 25 vite muajin tjetër, dhe i kushtoi skuadrës romake 15.3 milionë (plus 3 milionë bonus) për transferimin nga Sevilla në vitin 2018.

Ai pati një sezon mjaft të mirë me Lazion, duke kontribuuar me 9 gola dhe 7 asiste, në 44 ndeshje.

Milan mund të sigurojë 40 milionë euro në rast se arrijnë të gjejnë një skuadër për ta shitur spanjollin Suso.

 

 

Zjarr Tv Ad