Milani “shënjestron” yllin e Barcelonës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Milanit është në kërkim të emrave të rinj, për të përforcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Emri më i fundit në listë është sulmuesi i Barcelonës, Malcom. Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, drejtuesit e kuqezinjve kanë takuar përfaqësuesit e lojtarit për të arritur një marrëveshje. 3
Malcom u ble vitin e kaluar nga Bordeaux për shifrën e 40 milionë eurove. Gjithsesi braziliani nuk konsiderohet titullar nga trajneri Valverde dhe një ndryshim ambjenti shihet si opsion i mundshëm për 22 vjeçarin. Barcelona e vlerëson 50 milionë euro, shifër kjo e lartë për skuadrën e Milanit, por vullneti i Malcom për tu larguar mund të bëjë që katalanasit ta shesin për një shifër më të ulët.

Zjarr Tv Ad