Miliarda Euro pasuri nga Kazino, shtëpi, makina dhe llogari bankare të fëmijëve, ja lista me 34 pasuritë që do i sekuestrohen Ervis Martinajt

0
357
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dalë lista me 34 pasuritë e Ervis Martinajt që do të sekuestrohen me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pasuritë që do i sekuestrohen të shumëkërkuarit dhe familjarëve të tij janë të ndryshme, duke filluar përqindja e aksioneve që ka në kazino, apartamente, makina dhe deri te kursimet bankare për fëmijët. Dyshohet se këto pasuri vijnë nga aktivitete të paligjshme të biznesmenit të lojërave të fatit.

Operacioni po zhvillohet në disa qytete, por më i fokusuar është në Kurbin dhe Fushë-Kuqe, pasi në këtë zonë banojnë dhe familjarët e biznesmenit të basteve. Agjentët e BKH dhe oficerët e Policisë së Shtetit kanë nisur identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive të Ervis Martinaj.

Urdhri është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai. Kërkesa është dërguar në Gjykatë dhe është pranuar nga gjyqtari Erjon Bani.

Zbardhet listën e plotë e pasurive të sekuestruara të Ervis Martianjt:
1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5. Subjekti “Ervis Martinaj”
6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

7. Subjekti “Drenica Martinaj”
8. Subjekti “V.K”
9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34. Llogari kursimi për fëmijë

Qeveria do të sekuestrojë pasuritë e Ervis Martinaj, i konsideruar si ish-mbreti i lojërave të fatit.
Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Sipas burimeve se aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë-Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”.

Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera.

Po ashtu, në ëmër të babait të tij, rezulton të jetë aktiv edhe një biznes me këmbimin valutor “Mati Union”. Ndërsa kazinotë dhe kompania e basteve u mbyllën pas nisjes së operacionit të policisë “Fundi i Marrëzisë”.

Në kulmin e këtij aksioni, në tetor 2013, Martinaj u denoncua se kishte kërcënuar shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë, pas bllokimit të rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

Në mars 2017, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit.

Pas refuzimit të tij, Beqja deklaroi se Martinaj e kishte kërcënuar. Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja rastet, por Martinaj nuk u penalizua për asnjërën.

Ervis Martinaj themeloi tre kompani të lojërave të fatit mes viteve 2011-2013, ndërkohë që u procedua në disa raste për organizim të lotarive të palejuara, në tetor 2013 dhe tetor 2014.

Zjarr Tv Ad