Miliarderi grek furnizon jahtin luksoz me karburant në Sarandë…

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heqja e masave kufizuese, ka bërë që të rritet numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë, të cilët shijojnë bukuritë që natyra i ka falur Shqipërisë.

Shqipërinë e zgjedhin për të pushuar jo vetëm turistë të thjeshtë, por edhe miliarderë. I tillë është edhe biznesmeni grek Paris Dragnis, i cili me jahtin e tij luksoz të quajtur “Opari”, është parë në brigjet e Sarandës.

Dragnis e ka furnizuar jahtin me karburant në Sarandë dhe mesa duket, çmimi i favorshëm i karburantit për jahtet, ka tërhequr edhe fqinjët tanë miliarderë siç është Dragnis, pasuria e të cilit vlerësohet më shumë se 500 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad