Miliona dollarë evazion nga kompanitë e inceneratorëve, Ibrahimaj: Nuk janë dukuri shqiptare, ndodhin kudo

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një komunikim me gazetarët ka pranuar evazionin fiskal miliona dollarësh që është kryer nga kompanitë e inceneratorëve. Ibrahimaj tha se zhurma e ditëve të fundit, duke iu referuar denoncimeve të Kryemadhit, ka qenë e qëllimshme, në kuadër të protestës së ditës së nesërme, që ka njoftuar opozita.

Sipas ministres evazioni fiskal nuk është një dukuri shqiptare, por autoritetet tatimore kanë vënë re një shtim të rasteve pas vitit 2017. Sipas Ibrahimajt dhjetra procese janë referuar në prokurori, dhe tashmë i takon organeve të hetimit që të reagojnë me masa ndaj kompanive.

“Bën pushime pa djalin”, modelja shqiptare ka një përgjigje për të gjithë kritikët

Delina Ibrahimaj: Në dhjetor 2018 administrata tatimore ka depozituar në prokurori një skemë mashtrimi nga 20 subjekte.

Jane krijuar subjekte fiktive per perfitim të TVSH-së

Këto nuk janë dukuri të reja, nuk janë dukuri shqiptare, në Shqipëri kanë nisur që të shumohen pas vitit 2017. Janë rreth 34 procese të referuara në prokurori, me më shumë se 100 kompani të përfshira, një pjesë e tyre janë ende nën hetim.

20 subjektet fiktive janë dënuar me 23 vite burg, që nga 2018 dhe sot kur hetimi vijon, administrata tatimore ka bashkëpunuar me prokurorinë e Tiranës. Qeveria shqiptare e ka bërë të qartë qëndrimin ndaj institucionevetë drejtësisë, është qëllimi ynë që këto raste të mos përsëriten.

Të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Financave janë institucionet e para që kanë punuar për identifikimin e kompanive që bëjnë evazion fiskal, protagonistë të kësaj lufte nuk duhet të jenë politikanë, që përdorin procedura për interesa të tyre.

Zjarr Tv Ad