Militantët e ISIS shkatërrojnë amfiteatrin romak

0
606
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin antik të Palmirës. Ata ia kanë dalë të rimarrin nën kontroll zonën arkeologjike vetëm pak kohë pasi ishin zmbrapsur nga ofensiva e forcave qeveritare. Zyrtarët sirianë kanë konfirmuar shkatërrimin e rradhës, ndërkohë që ata deklarojnë se militantët xhihadistë e kanë përdorur disa herë këtë amfiteatër për të kryer vrasje dhe ekzekutime.

Militantë të Shtetit Islamik kanë shkatërruar një nga monumentet më të famshme në qytetin antik të Palmirës, Tetrapylonin dhe fasadën e amfiteatrit romak, sipas shefit sirian të antikiteteve, Maamoin Abdulkarim. Qeveria siriane humbi kontrollin e Palmirës ndaj Shtetit Islamik në dhjetor dhe kjo është hera e dytë që grupi xhihadist pushton këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO, përgjatë konfliktit gjashtë-vjeçar në vend.

Tetrapylon, vendi ku kryqëzohet kolonada e madhe e Palmirës, përbëhet nga një platformë e ngritur guri, me struktura të katër kolonave, të pozicionuara në secilin prej cepave. Imazhet satelitore që Abdulkarim ka siguruar për agjensinë e lajmeve, Reuters, tregojnë platformën e gurit të mbuluar tashmë nga rrënojat si dhe amfiteatrin e shkatërruar, me vetëm katër kolona ende në këmbë, nga 16 të tilla. Imazhet gjithashtu tregojnë edhe dëmet e mëdha të monumenteve në skenën e Teatrit Romak.

Grupi i xhihadistëve njihet se ka shkatërruar edhe të tjera monumente, përpara se të zmbrapsej nga një ofensivë e qeverisë së Bashar al-Assad, e mbështetur gjithashtu nga Rusia. Një ditë më parë, një grup monitorues deklaroi se militantët e ISIS kishin ekzekutuar katër persona dhe kishin qëlluar për vdekje tetë të tjerë, jashtë një muzeumi pranë kësaj zone arkeologjike. Kjo nuk është hera e parë që militantët e përdorin amfiteatrin romak për të kryer vrasje.///

Zjarr Tv Ad