Milot- Fier me PPP/ Arben Malaj: Do të hyjmë në krizën e borxheve, modernizimi i infrastrukturës të bëhet me miks burimesh financiare

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj , e ka cilësuar të gabuar dhënien me PPP të aksit Milot- Fier duke konstatuar se 1.2 miliardë euro janë kosto shumë e rëndë.Malaj thotë se koncesionet me PPP kanë më shumë kosto se çdo formë tjetër, pasi asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë nuk bën rrugë me taksat e qytetarëve. Ai propozon një bashkim të ekspertëve për këtë shqetësim, dhe një alternativë tjetër që të ketë kosto më të ulët të modernizimit të infrastrukturës. Sipas Malajt, miksi i burimeve financiare me grante, banka dhe taksa, do të ishte mënyra më e mirë për të modernizuar infrastrukturën rrugore. ”Shqipëria trashëgoi infrastrukturën më të varfër. Prioritet është ringritja e infrastrukturës modern. Por asnjë vend, edhe më të pasur nuk e ka ndërtuar infrastrukturën me paratë e taksapaguesve. Ideja tjetër e Ramës është që Brukseli ka demokraci. Pasi dështoi plani marshall, qeveria kalon në planin e preferuar të saj, koncesionet me PPPP. FMN i kërkoi Shqipërisë të ngritje koncesionet, BERZH bllokoi fondet. Pra janë disa arsye, ndërkohë qeveria e Ramës e ndërton infrastrukturën me PPP, që ka më shumë kosto se çdo mënyrë tjetër. Ekspertët shqiptarë duhet të bashkohen në shqetësimin që Shqipëria duhet të modernizojë infrastrukturën një miks të burimeve financiare, grante, taksa, banka. Duke patur kosto të ulëta, atëhere do kemi kosto më të ulëta. Me PPPP, përfitimet do jenë të vogla, dhe kostot të larta. Sot nuk ka asnjë trafik në Shqipëri me pagesë. Sa më e madhe të jetë kostoja e ndërtimit, aq më e madhe dhe kostoja e mirëmbajtjes.Në asnjë rast, dhe në vendet e tjera, tarifa mbulohet 100%. Sepse nëse ne e bazojmë rritjen tonë ekonomike, me rritjen e borxhit, jo vetëm është e shëndetshme, por përfshihemi në krizën e borxheve. Borxhet janë rritur, dhe kështu taksapaguesi do të paguajë më shumë, ose do të ndodhë tjetra, shtetet që nuk rrisnin dot taksat,  ulnin shpenzimet në arsim, shëndetësi.Ne s’mund të mendojmë me një zhvillim harmonic të vendit tonë me PPP-të dhe kryesisht në vetëm rrugë. Nëse do kishte diçka efikase, të ishte mbështetja buxhetore për shëndetësinë, parandalimi dhe shërbimi ndaj rasteve të infektuara. Fakti që  nuk diskutohet dhe negociohet me donatorët, shpesh këto qeveri shmangin, pasi kontrollohen fituesit, çmimi etj, psh sot ishte shifra 1.2 miliardë, shumë e madhe. Duke larguar donatorët atëhere i bëjmë tenderat me nëpunësit që kanë mungesë profesionalizmi. Qeveria duhet të bëjë një komunikim më të saktë, ka një strategji për rrugët. Ndërtimi i investimeve publike është proceset më të mirëmenaxhuara në bazën ligjore. Nuk mund të zhvillohemi me borxhe. Marrim shembullin e Greqisë. Bëri infrastrukturën dhe metronë me fondet nga BE. U bënë investimet miliarda euro për lojërat olimpike. Qeveria greke nuk i mbulon dot më me mirëmbajtjen, dhe janë bërë zona të rrezikshme ambientaliste.”- tha Malaj.

Zjarr Tv Ad