Mimi Kodheli: Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mimi Kodheli në një dalje për mediat ka deklaruar se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës. Ajo u shpreh, se edhe Shqipëria do të vendosë sanksione kundër Rusisë njësoj siç kanë bërë edhe shtetet e tjera europiane.

“Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të fortë në mbrojte të sovranitet territorial të Ukrainës. Ajo është e pandashme dhe se çdo sfidë ndaj saj prek të gjitha vendet e BE. Shqipëria në qëndrimet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe vendeve partnere nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Shqipëria i është bashkuar sanksioneve që BE dhe SHBA kanë vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe reagimet e Rusisë”, tha Kodheli.

Ndër të tjera, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mimi Kodheli ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë. Kodheli deklaroi, se situata në Ukrainë po përshkallëzohet nga momenti në moment. Duke kërkuar që Rusia të mbajë përgjegjësi për aktet e kryera. Kodheli shtoi se kjo që po ndodh është mënyrë e të treguarit se kush është më i forti.

Zjarr Tv Ad