Minat/ Shtatzëna britma e lot në gjykatë, e mbajnë police (VIDEO)

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Motër e vëlla, të arrestuar si pjesë e një grupi që prodhonin mina me telekomandë, u paraqitën në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë. Një situatë e rënduar për ta dhe babain e tyre, Ilmi Lukani, që teksa qëndronte para gjykatës, fëmijët e tij zbritën nga furgoni i policisë të shoqëruar nga efektivët për të hyrë në seancë gjyqësore.

Vajza e tij, e martuar, dhe e cila është shtatzënë, hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Pas saj u shoqërua edhe vëllai, ndërsa i përlotur shumë pranë tyre qëndronte babai, i cili nuk mund të bënte asgjë për fëmijët e tij.

Dëgjohet vetëm të thotë: Çfarë më bëre o bir?! Vajza shtatzënë, Amelda Elezi 21 vjeçe hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Një situatë të cilën nuk mund ta përballojë, veçanërisht në gjendjen e saj ku shtatzënia ndikon emocionalisht gratë dhe i bën më të prekura. Në një prononcim për Report Tv, babai i tyre, thotë se nuk kanë lidhje me ngjarjen kriminale. Djali i tij Armand Lukani 23 vjeç, punon në bujqësi – thotë Ilmiu – dhe kurrë më parë nuk është ndaluar nga policia.

“Djali ka qenë në punë, e dija që ishte në punë. Më lajmëruan erdhi policia bëri kontroll, më lajmëruan që është kapur me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk ka prodhuar kurrë mina, punonte bujqësi, pastrim, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Djali im nuk është ndaluar kurrë më parë. Nuk kemi marrë avokat, nuk kam mundësi, gjendje ekonomike e dobët. Djali im është i pafajshëm”, shprehet Ilmi Lukani, teksa nuk arrin të mbajë dot lotët.

Zjarr Tv Ad