Kreu i qeverisë së Kosovës në largim , Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA-së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.
‘Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është perspektiva jonë’, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.
‘Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën’, ka thënë sot Haradinaj.
Teksa ka folur për deklarimet e Edi Ramës, Haradinaj ka thënë se atë e ka vëlla, por që nuk ka pasur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.
Haradinaj është shprehur se me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve ‘puna e mbarë pa ne’.
Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend duke thënë se LVV duhet të krijojë institucionet e reja.